
Një sulm masiv me armë ka ndodhur në Las Vegas në kampusin e Universitetit të Nevada, ku sipas raportimeve një person i armatosur rreth orës 11:54 të mëngjesit me atë lokale ka hapur zjarr duke lënë 4 plagosur. Ende nuk ka informacione nëse ka viktima.
Ndërkohë që policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe sipas raporteve më të fundit, agresori është gjetur dhe eliminuar nga policia.
Pavarësisht eliminimit të agresorit, polica e shtetit të Teksasit ka lëshuar një urdhër për të shmangur zonën përreth shkollës dhe gjithashtu ju ka kërkuar studentëve dhe stafi të mbyllen nëpër klasa dhe të fshihen deri në spastrimin e plotë të shkollës.

Universiteti Beam Hall është shtëpia e Shkollës së Biznesit Lee dhe përmban kuzhina dhe laboratorë të shërbimit të ushqimit, laboratorë kompjuterash dhe është pesë kate e lartë. Sipas mediave policia po evakuon një nga një të gjitha klasat për të shmangur viktimat.
Universiteti i cili u sulmua sot, ndodhet vetëm disa milje nga vendi i të shtënave masive të vitit 2017 në festivalin muzikor Route 91 Harvest, i cili la të paktën 58 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Më vonë pritet një deklaratë e plotë nga ana e policisë për të sqaruar ngjarjen dhe për të dhënë detaje për sulmet.
Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha se po monitoron të shtënat e raportuara në Universitetin e Nevadës, Las Vegas./CNN
Lini një Përgjigje