TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2023, 20:46

Guterres aktivizon 'nenin 99' për herë të parë në mandatin e tij, i referon situatën në Gaza Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Shkruar nga Pamfleti

Guterres aktivizon 'nenin 99' për herë të parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka referuar zyrtarisht situatën në Gaza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u kërkuar anëtarëve që të shmangin një katastrofë humanitare në enklavën e rrethuar!

Guterres i dërgoi një letër presidentit të Këshillit të Sigurimit, José De La Gasca, të mërkurën, duke thirrur nenin 99 të Kartës së OKB-së.

Kjo është hera e parë që António Guterres e bën këtë që kur u bë Sekretar i Përgjithshëm në vitin 2017”, tha Dujarric në deklaratë.

Neni 99 i jep Sekretarit të Përgjithshëm autoritetin që të sjellë në vëmendje të Këshillit të Sigurimit çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".

Në letrën e tij, Guterres tha se konflikti ka krijuar vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrim fizik dhe trauma kolektive në të gjithë Izraelin dhe Territorin Palestinez të pushtuar. Shefi i OKB-së theksoi gjendjen e rëndë të civilëve të Gazës, të cilët ai tha se po përballen me rrezik të madh në baza ditore.

"Nuk ka mbrojtje efektive të civilëve... Askush nuk është i sigurt në Gaza. Në mes të bombardimeve të vazhdueshme nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, dhe pa strehim apo gjërat thelbësore për të mbijetuar, pres që rendi publik të prishet së shpejti për shkak të situatës së dëshpëruar, duke e bërë të pamundur edhe ndihmën e kufizuar humanitare”, tha ai, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse përhapja e sëmundjes merr përmasa epidemike dhe zhvendosja masive krijon “presion” në vendet fqinje.

Në paragrafin përmbyllës të letrës së tij, Guterres u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të shtyjnë për të shmangur një katastrofë humanitare dhe të mbështesin thirrjen e tij për një armëpushim humanitar në Gaza.

okb gaza

Lini një Përgjigje