
Vijon furtuna në qeverinë britanike. Pas një numri të madh ministrash të dorëhequr pak javë më parë, sot ka ndërprerë bashkëpunimin me Sunak edhe ministri i Emigracionit Robert Jenrick.
Largimi tij erdhi pasi qeveria publikoi projektligjin e për dëbimin e emigrantëve nga Ruanda.
Dorëheqja e Jenrick shihet si një rebelimi në rritje të krahut të djathtë që synon të sigurojë që Mbretëria e Bashkuar mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të dërgojë fluturime në Kigali.
Po ashtu largimi i tij vjen pasi Gjykata e Lartë e quajti të pavlefshëm planin pasi binte ndesh me të drejtat e njeriut. Dorëheqja e tij shmang dhe veprimin e qeverisë për t’u larguar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).
Opozita e quajti këtë një vendim, një kaos konservator, pasi një ministër ikën dhe një vjen.
“Rishi Sunak nuk është më në kontroll të partisë së tij dhe ka humbur mbështetjen e vendit. Kryeministri e di se plani i tij i Ruandës është krejtësisht i pazbatueshëm, imoral dhe një humbje e plotë e parave të taksapaguesve. Është koha që qeveria të heqë dorë nga kjo marrëveshje atë dhe të fokusohet në rregullimin e sistemit e azilit."
Sunak premtoi legjislacionin e urgjencës pasi Gjykata e Lartë vendosi se plani për të dëbuar azilkërkuesit në Ruandë ishte i paligjshëm. Projektligji, i botuar të mërkurën, detyron gjyqtarët të trajtojnë kombin e Afrikës Lindore si një vend të sigurt dhe u jep ministrave kompetenca për të shpërfillur seksionet e Aktit të të Drejtave të Njeriut.
Por legjislacioni nuk ka kompetenca për të hedhur poshtë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç kanë kërkuar forcat e vijës së ashpër, përfshirë sekretaren e Brendshme të shkarkuar Suella Braverman.
Lini një Përgjigje