TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2023, 20:17

Izraeli në kërkim të kreut të Hamasit, Netanyahu: Kemi rrethuar shtëpinë, ndalimi i tij çështje kohe

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli në kërkim të kreut të Hamasit, Netanyahu: Kemi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar.

Sipas mediave, kryeministri i Izraelit tha u shpreh se “forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës, sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”.

“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, tha gjithashtu Netanyahu.

Por kush është Sinwar?

Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.

Besohet se ai është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit dhe është personi më i kërkuar i Izraelit, sipas Netanyahut.

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12” në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.

lider hamas netanyahu

Lini një Përgjigje