TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2023, 14:50

Erdogan sulmon ashpër Netanyahun: Do asgjësojmë Izraelin nëse godet Hamasin në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

 

Erdogan sulmon ashpër Netanyahun: Do asgjësojmë Izraelin
Erdogan dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar sërish Izrealin pas deklaratave të kreut të sigurisë së brendshme izraelite, Ronen Bar, sipas të cilit shërbimet sekrete izraelite kanë marrë udhëzime për të eliminuar liderët e Hamasit kudo që janë, përfshirë edhe Turqinë.

“Ata nuk i njohin turqit. Nëse ata guxojnë të bëjnë një lëvizje të tillë kundër Turqisë, ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë që nuk do të mund të rikuperohen kurrë” 

Të gjithë në botë janë të vetëdijshëm për përparimin e Turqisë në aspektin e inteligjencës dhe sigurisë, askush nuk duhet ta harrojë atë”, tha Erdogan, siç raportohet nga Presidenca e Republikës së Ankarasë.

"Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, aktualisht po përballet me një kolaps. Ai mund të shfaqet duke valëvitur flamurin e bardhë, por nuk do të jetë në gjendje të shmangë dënimin për veprimet e tij, herët a vonë ai do të dalë në gjyq dhe do të paguajë çmimin për krimet e luftës që ai ka kryer.

Nëse nuk do të ishte mbështetja për Izraelin nga të gjitha vendet perëndimore, veçanërisht nga SHBA-ja, nuk do të kishte një situatë të tillë në rajon”, tha ai.

Turqia kundërshton planet për të krijuar një zonë tampon në Gaza pas përfundimit të luftimeve, tha Erdogan, duke shtuar se një plan i tillë është "mosrespekt" për palestinezët.

Erdogan tha se e ardhmja e Gazës pas luftës do të vendoset nga populli palestinez dhe se Izraeli duhet të kthejë territoret që ka pushtuar.

 

benjamin netanyahu erdogan

Lini një Përgjigje