TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Dhjetor 2023, 21:42

Perëndimi po braktis Izraelin? David Cameron duhet të fokusohemi në Ukrainë pavarësisht krizës në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Perëndimi po braktis Izraelin? David Cameron duhet të fokusohemi

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka thënë se vendi i tij duhet të përqendrohet në Ukrainë, pavarësisht krizës në Lindjen e Mesme.

Sipas Sky News, deklarata e tij vjen pasi Zelensky paralajmëroi se Vladimir Putin do të kërkojë më shumë nëse nuk ndalet. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se lufta në Ukrainë është “lufta e brezit tonë” që rrezikon sigurinë në të gjithë kontinentin.

“Ne e dimë se nëse nuk ndalim Putinin, ai do të kërkojë më shumë, dhe armiqtë e Amerikës do të brohorasin”, tha ai.

Lordi Cameron e kundërshtoi mundësinë se SHBA do të ishte një aleat “më pak i besueshëm” nëse Kongresi nuk voton në favor të avancimit të një pakete sigurie shumë miliarda dollarëshe për mbështetjen e Ukrainës.

Ai tha se paratë i nevojiten shumë Kievit, por çështja është komplikuar nga politika.

david cameron lindja mesme izrael hamas ukrainë rusi

Lini një Përgjigje