TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2023, 22:57

Të shtëna me armë zjarri në mes të Shkupit, dy të vrarë dhe një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në mes të Shkupit, dy të

Dy persona kanë mbetur të vrarë ndërsa një tjetër është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Shkup.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pranë një hoteli në Çarshi të Shkupit. Sipas ministrisë së Brendshme maqedonase, dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore”, njofton MPB. 

Të shtëna me armë zjarri në mes të Shkupit, dy të

shkup vrasje

Lini një Përgjigje