
Brukseli i ka vënë dy zgjedhje në tavolinë Vuçiçit: Nëse pranon planin franko-gjerman dhe vendos snaksione ndaj Rusisë, do të marrë investime nga kompanitë evropiane. Nëse refuzon, duhet ta harrojë integrimin...
Beogradi dhe Prishtina së shpejti duhet të deklarojnë se si do ta zbatojnë planin evropian të paqes. Pas disa muajsh duket se Beogradi ka “kulaçin” në duar, por Perëndimi është gati të përdorë “kërbaçin” nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Gjegjësisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan në Bruksel dhe përfundimi është i qartë: Të dyja palët e kanë pranuar propozimin evropian.
Sipas Kurtit, ai ka dashur ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa Serbia jo, gjë që e ka konfirmuar edhe vetë përfaqësuesi i Serbisë. Siç pretendon Vuçiç, "diçka" do të duhet të nënshkruhet deri më 24 mars, dhe partnerët perëndimorë kërkuan normalizmim të marrëdhënieve.
Nëse ndodh kjo, në Beograd janë të bindur se është përgatitur një shpërblim në formën e investimeve në vlerë prej 2.7 miliardë euro.
Sipas portalit Nova.rs, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një takim në Bruksel me përfaqësuesit e “Mercedes” dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në fokus ka qenë një investim i madh.
Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga portali, kjo marrëveshje që do të lidhet nga Qeveria e Serbisë kap vlerën e rreth 2.7 miliardë eurove.
Siç bën me dije burimi i portalit Nova.rs, në takimin e dhjetorit është rënë dakord që kontrata të nënshkruhet në fund të muajit shkurt dhe publiku të marrë të gjitha informacionet për investimin në muajin mars. Siç u tha, Serbia duhet të marrë një fabrikë të makinave elektrike dhe ky investim duhet të jetë një nga të ashtuquajturat “Karota” për Serbinë nëse pranon propozimin franko-gjerman për Kosovën dhe harmonizon politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian (BE). Pra duhet të vendosë snaksione ndaj Rusisë.
Por nëse Serbia refuzon këtë shpërblim, atëherë do të përballet me ndëshkim. Vetë Vuçiç e ka pranuar se ndëshkimi i parë do të jetë bllokimi i integrimit evropian.
Raportuesja për Kosovën dhe Metohinë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, para takimit në Bruksel deklaroi se pala që refuzon marrëveshjen franko-gjermane do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht. /Nova.rs
Lini një Përgjigje