TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 22:58

Të maskuar dhe me pistoleta në duar, dalin pamjet e sulmit me armë në kishën e Stambollit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Të maskuar dhe me pistoleta në duar, dalin pamjet e sulmit me

Janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar për sulmin e përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll, ku ndërroi jetë edhe një person.

Në reagimin e tij në platformën “X”, Ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, i idenifikuar si Tuncer Cihan, teksa bërë të ditur dhe lajmin e kapjes së autorëve.

“Sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për vrasje, të cilët shkaktuan vdekjen e shtetasit tonë Tuncer Cihan në lagjen Sariger të Stambollit gjatë shërbesës së së dielës në kishën Santa Maria. Përgëzoj Policinë e Stambollit dhe oficerët tanë heroikë që gjurmuan dhe arrestuan autorët. I shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve të qytetarit tonë që humbi jetën”, ka shkruar ai.

Po ashtu, në mediat turke është publikuar një video-dokument nga momenti i të shtënave brenda kishës katolike. Siç shihet edhe nga  pamjet, dy autorët hyjnë në kishë ndërkohë që dhjetëra besimtarë po marrin pjesë në shërbimin e së dielës.

Ata fillojnë të qëllojnë dhe vrasin një burrë, ndërsa qytetarët e tjerë bien në dysheme për të shpëtuar veten.

turqi

Lini një Përgjigje