TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 20:58

E rëndë në Selanik, babë e bir gjenden të pajetë krah për krah në banesë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Selanik, babë e bir gjenden të pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Sipas mediave greke, të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.

Ngjarja e rëndë u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi Aksionin e Menjëhershëm dhe raportoi se kishte kohë që nuk i kishte parë dy burrat dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe.

Punonjësit e policisë me të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.

Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.

Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në EL.AS, dy burrave iu është dashur të jepnin shenja jete për shumë javë. Sakaq, autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.

selanik babe e bir banese te pajete

Lini një Përgjigje