TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 18:12

Lajçak nesër takim me Aleksandër Vuçiç, në fokus përjashtimi i dinarit serb nga Kosova!

Shkruar nga Pamfleti

Lajçak nesër takim me Aleksandër Vuçiç, në

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të shkojë nesër në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Takimi mes Lajçak dhe Vuçiçit, mësohet se do të mbahet në orën 12:30, por nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës.

Presidenca serbe nuk ka konfirmuar ende nëse do të ketë një konferencë të përbashkët por tha se pas takimit do të dërgohet një komunikatë për media.

Takimi mes Lajçak dhe Vuçiç mbahet dy ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.

vuçiç

Lini një Përgjigje