TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 22:18

Pak muaj më parë u shpall “non-grata” nga SHBA, Aleksandër Vulin dekorohet nga Moska!

Shkruar nga Pamfleti

Pak muaj më parë u shpall “non-grata” nga SHBA,

Ish drejtori i Agjencisë serbe të zbulimit, Aleksandar Vulin, është dekoruar nga drejtori i i Shërbimit Federal rus të Sigurisë, Aleksandar Bortnikov, për “profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe kontributin për bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse”.

Vulin i cili ishte drejtor i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion e njohur si BIA deri në nëntor të vitit të kaluar, drejton partinë serbe Lëvizja Socialiste dhe prej kohësh është partner i koalicionit qeverisës të drejtuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar ai dha dorëheqje, katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.

Pas dorëheqjes ai u emërua senator në Republikën Serbe nga presidenti i atij entiteti në Bosnjë, Milorad Dodik.

Nuk pati ndonjë koment nga autoritete serbë për dekorimin e tij nga Moska, por Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, një organizatë politike në Serbi, tha se me dekorimin iu dha fund dyshimit se i ashtuquajturi neutralitet ushtarak është në fakt vetëm një mbulesë për ndikimin e butë të Rusisë në këto rajone.

Zyrtari i kësaj lëvizjeje Aris Movsesijan tha se Serbia duhet të distancohet nga "dekorim i Vulinit" nëse "vazhdon rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe krijon politikën e saj të jashtme në atë drejtim".

vulin moska shba

Lini një Përgjigje