
Macron ka kërkuar që të merren masa të duhura për të mbrojtur sektorët që preken nga këto tarifa.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i cilësuar ato si brutale dhe të pabaza.
Ai ka theksuar se këto masa kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë franceze dhe atë evropiane, dhe ka kërkuar që të merren masa të duhura për të mbrojtur sektorët që preken nga këto tarifa.
“Cili do të ishte mesazhi që lojtarët kryesorë evropianë të fillojnë të investojnë miliarda euro në ekonominë amerikane në momentin kur ata po na godasin? ”, u shpreh presidenti i Francës Emanuel Macron tha gjatë një takimi me përfaqësuesit e industrisë franceze.
Macron ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se asgjë nuk mund të përjashtohet në përgjigje të kësaj lëvizjeje dhe se të gjitha mjetet janë të hapura për t’u përdorur, përfshirë mundësinë e ndërhyrjes në sektorin e shërbimeve dixhitale, nga ku SHBA përfiton shumë nga tregu evropian.
“Vendimi që u shpall mbrëmë është brutal dhe i pabazuar. Është i pabazuar sepse disbalancat tregtare nuk mund të korrigjohen me vendosjen e tarifave. Themelet e teorisë ekonomike tregojnë të kundërtën, veçanërisht kur disbalancat nuk marrin parasysh shërbimet dixhitale”, tha ai.
Ai gjithashtu ka apeluar për një reagim të koordinuar të BE-së, duke theksuar se është e rëndësishme që Europa të qëndrojë e bashkuar dhe të reagojë si një bllok i vetëm ndaj politikave të Trump.
"Ne duhet të kemi solidaritet kolektiv", shtoi Macron.
Në përpjekje për të mbrojtur ekonominë franceze, Macron ka sugjeruar se mund të shqyrtohen ndryshime në investimet franceze në SHBA derisa situata të sqarohet, dhe ka bërë thirrje që të mos lejohet që sektori francez të bëhet viktimë e këtyre tarifave të dëmshme.
Lini një Përgjigje