TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Janar 2026, 18:20

Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësja e opozitës venezueliane mbërrin në Uashington

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësja
Maria Corina Machado

Presidenti Donald Trump do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, të enjten në Uashington, sipas CNN.

Vizita e saj në Shtëpinë e Bardhë vjen në një kohë kur presidenti amerikan nuk i ka dhënë mbështetje publike Machados.

Pas operacionit amerikan në Venezuelë dhe arrestimit të Maduros, SHBA-të shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten e vendit, Delcy Rodriguez, si presidente e përkohshme.

Menjëherë pas operacionit të 3 janarit, Trump kishte deklaruar se do të ishte e vështirë për Machadon të drejtonte Venezuelën, duke pretenduar se asaj i mungonte mbështetja ose respekti i popullit.

 

maria corina machado trump shba

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Një krye opozitare që fshihet dhe del sot nga strofulla, nuk ka si të ketë mbështetjen e popullit venezulian.

    1. T
      Tng

      Feto ti me dukesh pak sikur ke dale nga LANC… qe nuk ka ndodhur asnjehere,edhe moren pushtetin tradhetishte,sote ju duket vetje me AngloAmerikane se sa ishit ne 1945-1990.

      Lini një Përgjigje