
Parlamenti Europian, ka vendosur për të ndaluar hyrjen e të gjithë personelit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit.
Ishte presidentja e PE-së, Roberta Metsola e cila e bëri publik vendimin me anë të një postimi në rrjetin e saj social “X”, ku thekoi se masa vjen në mbështetje të popullit iranian, i cili sipas saj po vazhdon të luftojë me guxim për të drejtat dhe lirinë e tij.
It cannot be business as usual.
— Roberta Metsola (@EP_President) January 12, 2026
As the brave people of Iran continue to stand up for their rights and their liberty, today I have taken the decision to ban all diplomatic staff and any other representatives of the Islamic Republic of Iran from all European Parliament premises.…
“Ndërsa populli i guximshëm i Iranit vazhdon betejën për të drejtat dhe lirinë, sot vendosa të ndaloj hyrjen në të gjitha ambientet e Parlamentit Europian për të gjithë personelin diplomatik dhe çdo përfaqësues tjetër të Republikës Islamike të Iranit”, shkruan Metsola.
Ajo shtoi se Parlamenti Europian nuk do të kontribuojë në legjitimimin e një regjimi, i cili sipas saj mbahet në pushtet përmes torturës, represionit dhe vrasjeve.
Lini një Përgjigje