TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Nëntor 2025, 16:37

Tajfuni “Kalmagi” godet Filipinet, 40 viktima dhe shumë të zhdukur; alarm edhe në Vietnam

Shkruar nga Pamfleti

Tajfuni “Kalmagi” godet Filipinet, 40 viktima dhe shumë të

Moti i keq ka goditur Filipinet, duke shkaktuar shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale, teksa tajfuni po i drejtohet edhe Vietnamit.

Sipas autoriteteve vendase numri i të vdekurve nga tajfuni “Kalmagi” në Filipine është rritur në 40 persona.

Stuhia e fuqishme solli shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në rajonet qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpitë dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Edhe pse “Kalmagi”, i njohur në vend si “Tino”, është dobësuar që kur goditi vendin herët të martën në mëngjes, ai ende po e përfshin vendin me erëra prej 130 kilometrash në orë dhe shpërthime deri në 180, ndërsa lëviz mbi ishujt Visayas drejt Palaëanit verior dhe Detit të Kinës Jugore.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar.

“Kalmagi” ka shkaktuar përmbytje të gjera dhe evakuime në rajonin Visayas, ndërsa Vietnami po përgatitet për mbërritjen e tajfunit pas përmbytjeve vdekjeprurëse të ditëve të fundit.

Lini një Përgjigje