TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Janar 2026, 20:51

Vrasjet e protestuesve, Trump paralajmëron Iranin: Jemi të përgatitur për të vepruar!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet e protestuesve, Trump paralajmëron Iranin: Jemi të
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë protestuesit kundër regjimit në Iran.

Trump ka shkruar në Truth se SHBA do të ndërhyjë nëse regjimi iranian vret protestuesit paqësorë, duke paralajmëruar Teheranin të mos përdorë forcë të dhunshme ndaj demonstruesve.

Ai tha që Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme dhe të armatosura për të vepruar” dhe se do t’u vijë në ndihmë protestuesve nëse veprohet me dhunë ndaj tyre.

“Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ua vijnë në ndihmë. Jemi të gatshëm dhe të armatosur dhe të përgatitur për të vepruar. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”-ka shkruar Trump. 

Në një postim tjetër, Trump gjithashtu shkroi se Irani është në “telashe të mëdha” dhe se SHBA po ndjek nga afër zhvillimet ndërsa protestat përhapen në shumë qytete.

Reagimi i zyrtarëve iranianë ishte i ashpër, duke akuzuar SHBA-në për përpjekje ndërhyrjeje në punët e brendshme dhe duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje e huaj do të çonte në “kaos” në rajon.

trump protesta ne iran

Lini një Përgjigje