TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Janar 2026, 20:14

Nafta venezueliane, Trump firmos dekretin për mbrojtjen e të ardhurave

Shkruar nga Pamfleti
Nafta venezueliane, Trump firmos dekretin për mbrojtjen e të ardhurave
Donald Trump dhe J.D. Vance

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një dekret me qëllim mbrojtjen e të ardhurave nga shitja e naftës venezuelane, të cilat ndodhen në llogari të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, nga “sekuestrimi apo ndjekja ligjore”, njoftoi të shtunën Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës zyrtare, Trump "parandalon konfiskimin e të ardhurave nga nafta e Venezuelës që mund të minojnë përpjekjet thelbësore të SHBA për të siguruar stabilitet ekonomik dhe politik në Venezuelë".

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të marrë nën kontroll dhe për të menaxhuar pasurinë energjetike të Venezuelës, përmes bllokimit dhe rishitjes së sasive të sekuestruara të naftës, si dhe vendosjes së të ardhurave nga këto transaksione nën kontroll të drejtpërdrejtë amerikan.

trump dekret nafta

Lini një Përgjigje