Republika Islamike e Iranit po përshkallëzon gjithnjë e më shumë drejt një krize të brendshme të pakthyeshme, me elementë që paralajmërojnë një luftë civile të heshtur që sapo ka nisur të shpërthejë.
Pas disa javësh protestash antiqeveritare të përhapura në mbarë vendin – të nxitura nga pakënaqësitë sociale, represioni politik dhe dhuna shtetërore – autoritetet iraniane kanë shpallur kundërprotesta masive në Teheran ditën e hënë, të organizuara nga struktura të lidhura ngushtë me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC).
Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare Tasnim, e cila njihet për afërsinë e saj me IRGC, qëllimi i këtyre manifestimeve është të "dënojnë veprimet e rebelëve dhe terroristëve të armatosur". Protesta do të mbahet ditën e hënë.
Ndërkohë, autoritetet policore iraniane kanë dhënë një paralajmërim të pazakontë për qytetarët, sidomos për prindërit e të rinjve që marrin pjesë në protestat në rritje.
“Në disa grumbullime janë infiltruar grupe terroriste dhe individë të armatosur, që synojnë të shkaktojnë viktima”, deklaroi policia iraniane përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Tasnim.
“Forcat tona do të veprojnë pa kompromis dhe në mënyrë vendimtare kundër këtyre elementëve për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet më tej në deklaratë.
Lini një Përgjigje