TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Janar 2026, 18:39

Danimarka kërcënon Trump me doktrinën e ‘52-shit: Na lind e drejta të hapim zjarr nëse preket Groenlanda

Shkruar nga Pamfleti

Danimarka kërcënon Trump me doktrinën e ‘52-shit: Na lind e

Ministria daneze e Mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët danezë të vendosur në Groenlandë kanë urdhra të përhershëm për të hapur menjëherë zjarr ndaj çdo force pushtuese, përfshirë edhe personelin amerikan, pa pritur leje nga komandantët.

Danimarka ka deklaruar se trupat e saj do të reagojnë menjëherë nëse ndonjë forcë e huaj përpiqet të pushtojë territorin danez, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten për shkak të Groenlandës. Ministria daneze e Mbrojtjes bëri të ditur se një direktivë ushtarake e vitit 1952 u lejon forcave të armatosura të veprojnë pa pritur urdhra në rast se vendi ose territoret e tij sulmohen.

Ushtarët janë të udhëzuar të angazhohen menjëherë dhe të hapin zjarr pa pritur urdhra”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes për gazetën daneze Berlingske.

Në një sqarim që ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, Danimarka ka bërë të ditur se një rregull ushtarak i miratuar që në vitin 1952 vazhdon të jetë plotësisht në fuqi dhe parashikon reagim të menjëhershëm me armë nga trupat daneze në rast të një pushtimi të huaj të territorit të saj, përfshirë edhe Groenlanda.

Sipas raportimit të The Telegraph, Ministria daneze e Mbrojtjes ka sqaruar se ky rregull zbatohet vetëm në skenarë të një pushtimi të mirëfilltë ushtarak dhe nuk ka lidhje me incidente diplomatike apo me praninë e zakonshme të forcave të huaja në territor.

Doktrina është e prerë: nëse trupa të huaja zbarkojnë pa autorizim në territorin danez, ushtarët në terren kanë detyrimin ligjor të hapin zjarr menjëherë, pa pritur urdhra apo konfirmime nga zinxhiri i lartë komandues. Parimi përmblidhet qartë në formulën “mbro fillimisht, heto më pas”.

Rikujtimi publik i këtij rregulli vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, teksa Groenlanda ka marrë një peshë gjithnjë e më të madhe strategjike për shkak të pozicionit të saj në Arktik, burimeve natyrore dhe interesit në rritje të fuqive të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Danimarka dhe SHBA-të janë aleate brenda NATO, autoritetet daneze theksojnë se ligji nuk parashikon përjashtime për aleatë, nëse bëhet fjalë për një pushtim ushtarak pa pëlqimin e Kopenhagenit.

Rregulli daton nga periudha e Luftës së Ftohtë, kur frika nga një sulm i papritur e bënte reagimin e menjëhershëm një domosdoshmëri strategjike. Fakti që ai mbetet ende aktiv tregon se Danimarka vazhdon ta konsiderojë sovranitetin territorial si një vijë të panegociueshme, pavarësisht ndryshimeve në arkitekturën globale të sigurisë.

 

Lini një Përgjigje