
Suedia ka konfirmuar se do t’i transferojë Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë Jas 39 C/D Gripen, në kuadër të mbështetjes ushtarake ndaj Kievit në luftën kundër Rusisë.
Sipas njoftimeve zyrtare, dorëzimi i avionëve pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në të njëjtën kohë, janë paralajmëruar edhe negociata për shitjen e një numri shtesë aeroplanësh më të avancuar Jas 39E, të cilët konsiderohen version modern i flotës Gripen dhe me kapacitete të përmirësuara luftarake.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina pret të marrë avionët e parë Gripen me pilotët e saj në periudhën dhjetor–janar.
Lini një Përgjigje