TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Gusht 2023, 21:54

Stuhitë e forta godasin Greqinë, bllokohen disa turistë në Korfuz; evakuohen dhjetëra të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Stuhitë e forta godasin Greqinë, bllokohen disa turistë në

Moti i keq ka goditur Greqinë Perëndimore, pas vatrave të shumta të zjarreve që shkaktuan dëme të mëdha në ishullin Rodos.

Mediat greke bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut kanë goditur Korfuzin pasdite, ndërsa erërat e forta janë ndier dhe në Petar në Kastoria, malet e Grevenës dhe Voio Kozanit ku për pasojë janë larguar nga zona dhjetëra turistë.

Mësohet se për shkak të reshjeve të papritura dhe intensive, dhjetë turistë kanë mbetur të bllokuar në plazhin e Porto Timoni në Korfuz.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës, një gomone e rojes bregdetare dhe persona privatë për t’i liruar.

Gjithashtu për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Kassiopi ku ka rënë edhe breshri.

Kujtojmë se disa ditë më parë Greqia u përball me një situatë të tmerrshme nga zjarret, ku flakët përfshinë shumë zona turistike dhe ishuj.

Rreth 19 000 turistë duhej të evakuoheshin nga ishulli popullor i pushimeve të Rodosit, dhe pesë persona kanë vdekur në të gjithë vendin si pasojë e zjarreve këtë verë, përfshirë dy pilotët e një avioni që hodhën ujë mbi flakët.

Ndërkohë, qeveria greke në bashkëpunim me autoritetet lokale, ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për mediat, ku theksoi se Greqia është një vend absolutisht i sigurt, nuk ka asnjë rrezik.

Kryeministri sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

stuhi greqi korfuz turiste

Lini një Përgjigje