
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka sugjeruar se Moska mund të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj anijeve ruse në Detin e Zi.
Medvedev, aktuialisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e bëri kërcënimin me anë të një postimi në rrjetin e tij social Telegram
“Të poshtër dhe të çuditshëm kuptojnë vetëm mizorinë dhe forcën. Me sa duket, goditjet në Odesa, Izmail dhe vende të tjera nuk u mjaftuan.
Nëse llumrat e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t’i bjerë Polonisë dhe që do të qelbë për shekuj pas kësaj… Ky do të jetë gjykimi përfundimtar për ta për marrëveshje drithi”, shkruan Medvedev.
Lini një Përgjigje