
Florida është në gatishmëri pasi uragani “Milton” i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze. Ky është uragani i dytë në më pak se dy javë, pas uraganit “Helene”.
“Milton” është stuhia “më e keqe” që ka goditur zonën Tampa në më shumë se 100 vjet, sipas NHC.
Guvernatori i Floridës Ron DeSandis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005.
“Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet.” “Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga zonat ku është urdhëruar evakuim, do të vdisni”.
Milton tani është intensifikuar në një uragan të kategorisë 5, me erëra deri në 350 km/h dhe pritet të zbresë në zonën e Gjirit Tampa të mërkurën.
Deri më tani, të paktën nëntë qarqe kanë lëshuar urdhra të detyrueshëm evakuimi dhe autoritetet po u kërkojnë banorëve që të respektojnë pa vonesë.
Të martën në mëngjes, cikloni kaloi bregun verior të Gadishullit Jukatan në Meksikë.
Lini një Përgjigje