TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2024, 12:12

Kreu i CIA-s 'shigjeton' Iranin dhe Izraelin: Lëvizjet e gabuara mund ‘ti vënë flakën’ Lindjes së Mesme

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i CIA-s 'shigjeton' Iranin dhe Izraelin: Lëvizjet e gabuara
Kreu i CIA-s, William Burns

Rreziku për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, është shumë real.

Është ky alarmi që ka dhënë kreu i CIA-s, William Burns gjatë një konference në shtetin e Georgia mbrëmjen e së hënës.

Sipas mediave amerikane, Burns vlerësoi se as Irani dhe as Izreli nuk e dëshironin një luftë të plotë, por se gjykimet e gabuara nga udhëheqësit, ose ngjarje të caktuara si sulme ushtarake që do të shkaktonin një numër të papritur viktimash, do të çonin situatën drejt shpërthimit.

“Përballemi me rrezikun real për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Lindja e Mesme është një rajon, ku gjëra të ndërlikuara ndodhin gjatë gjithë kohës”, tha shefi i CIA-s.

Burns thotë se, një kombinim i ndarjes së informacioneve të inteligjencës mes SHBA dhe Izraelit dhe sistemet e integruara mirë të mbrojtjes kishin lejuar dështimin e sulmit masiv raketor nga Irani në 1 tetor. Sulmi sipas tij kishte ekspozuar kufizime në kapacitetet ushtarake të Teheranit, por megjithatë shtoi se këto kapacitete ishin të fuqishme mjaftueshëm, sa për tu marrë shumë seriozisht si nga Izraeli ashtu edhe nga SHBA.

Shefi i CIA-s pohoi se Izraeli i kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha Hezbollahut, dhe se aktualisht ishte duke përgatitur hakmarrjen ndaj sulmit iranian. Por edhe pse ka shënuar një seri suksesesh takike, sipas Burns, sfida do të jetë ndërthurja e forcës me inteligjencën dhe diplomacinë për të arritur një armëpushim në veri të Libanit e po ashtu në Gaza.

Duke folur një vit pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë më shumë se 1200 izraelitë dhe duke rrëmbyer më shumë se 250, Burns i cili kishte udhëhequr negociatat diplomatike vitin e kaluar së bashku me homologët e tij nga Katari, Egjipti dhe Izraeli, tha se ka shpresa se një marrëveshje diplomatike mund të ndodhë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.

"Ne jemi afruar të paktën disa herë, por ka qenë shumë e pakapshme," tha ai.

Bisedimet për Gazën kishin ngecur javët e fundit pasi, pasi udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është ndaluar së përgjigjuri ndaj propozimeve të përditësuara.

"Ajo që është në rrezik në Gaza është formuar nga vullneti politik," theksoi Burns.

 

cia iran israel

Lini një Përgjigje