
Ushtria izraelite, IDF, njoftoi se kanë eliminuar Suhail Hussein Husseini, komandantin e selisë së Hezbollahut në Bejrut.
Sipas IDF, Husseini luajti një rol vendimtar në transportin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e armëve të avancuara midis njësive të Hezbollahut.
Sipas La Repubblica, për më tepër, ai ishte anëtar i Këshillit të Xhihadit, organi udhëheqës ushtarak i Partisë së Zotit.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë operacionet kundër Hezbollahut në zonën bregdetare të Libanit.
Zëdhënësi i IDF, Avichay Adraee paralajmëroi civilët që të largohen urgjentisht nga brigjet dhe plazhet e Libanit jugor.
"Për sigurinë tuaj, ju lutemi largohuni nga zonat bregdetare, nga tani deri në një njoftimin të dytë. Plazhet dhe lëvizjet e varkave në zonën jugore të linjës së lumit Awali përbëjnë një kërcënim për jetën tuaj", shprehet Adraee.
Lini një Përgjigje