
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli sot në një mbledhje të posaçme të qeverisë për të shënuar përvjetorin e masakrës së 7 tetorit.
Kryeministri izraelit iu referua sulmeve si një "ditë e zezë" dhe si sulmi më i tmerrshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti".
Netanyahu tha se "lufta e ringjalljes" e mëvonshme do të përfundojë vetëm pasi të përmbushen qëllimet e Izraelit.
Këto përfshijnë përmbysjen e Hamasit, kthimin e pengjeve në shtëpi, parandalimin e çdo kërcënimi të ardhshëm nga Gaza për Izraelin dhe kthimin e sigurt të izraelitëve në shtëpitë e tyre në veri dhe jug.
“Ndryshe nga Holokausti ne u ngritëm kundër armiqve tanë dhe bëmë një luftë të ashpër. Ne po ndryshojmë realitetin e sigurisë në rajonin tonë. Për hir të fëmijëve tanë, për hir të së ardhmes sonë, për të siguruar që ajo që ndodhi më 7 tetor të mos ndodhë më. Asnjëherë më”, tha ai.
Netanyahu gjithashtu ndau ngushëllimet e tij për ata izraelitë që kanë vdekur në betejë në Gaza, Liban dhe arena të tjera që nga 7 tetori.
Lini një Përgjigje