TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2024, 09:37

Putin përfshihet në luftën e Lindjes së Mesme, takim me homologun iranian

Shkruar nga Pamfleti
Putin përfshihet në luftën e Lindjes së Mesme, takim me
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka në plan të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian, gjatë kësaj jave, mes shqetësimeve në rritje se kriza në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë një këshilltar të presidentit Putin, i cili njoftoi se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Përveç kësaj, zyrtari i lartë rus ka theksuar se Putin do të diskutojë gjithashtu me Pezeshkianin në samitin BRICS që do të mbahet në Kazan, më 22-24 tetor.

Deri tani, nuk janë dhënë shumë hollësi për takimet, por është e qartë që Putin nuk ka planifikuar një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me përshkallëzimin e situatës në rajon.

Në këto njoftime është sinjalizuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi.

Ushakov nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimet, por vetëm që Putin nuk ka plan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sa i përket përshkallëzimit të situatës në rajon.

Mosplanifikimi i një takimi me Netanyahun sugjeron se fokusi aktual diplomatik i Rusisë mund të jetë më i lidhur me partneritetet në kuadër të kornizës së BRICS-it, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut.

Izraeli e ka shënuar të hënën përvjetorin e parë të sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Aktualisht, ushtria izraelite është duke kryer sulme ajrore edhe në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të grupit tjetër militant, Hezbollah.

Hamasi është grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hezbollahu është i shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara, derisa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë politike.

vladimir putin

Lini një Përgjigje