TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2023, 08:50

"S'ka asnjë provë", Britania hedh dyshimet e forta mbi vdekjen e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

"S'ka asnjë provë", Britania hedh dyshimet e forta mbi

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar së fundmi ka ngritur dyshime të forta teksa deklaroi se Prigozhin “mund” të ketë vdekur, por nuk ka asnjë "provë përfundimtare".

Në përditësimin e tyre të përditshëm të inteligjencës britanike, thuhet se vdekja e tij do të kishte një "efekt thellësisht destabilizues" në grupin Wagner.

"Saktësisht dy muaj pas rebelimit të grupit Wagner, një avion i kompanisë ajrore Embraer u rrëzua pranë Tverit, midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Autoritetet ruse pretendojnë se 10 persona në bord kanë vdekur, përfshirë edhe Yevgeny Prigozhin”, shkruhej në përditësimin e inteligjencës britanike.

Inteligjenca britanike shkruan më tej se nuk kishte ende prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe se dihej se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie. Megjithatë, ka shumë mundësi që ai të ketë vdekur.

"Vdekja e Prigozhin me siguri do të kishte një efekt thellësisht destabilizues në grupin Wagner. Atributet e tij personale të hiper-aktivitetit, guximit të jashtëzakonshëm, dëshirës për rezultate dhe brutalitetit ekstrem e përshkuan Wagnerin dhe nuk ka mundësi të krahasohen nga ndonjë pasardhës”, shkruhej në përditësimin e inteligjencës britanike.

britani dyshime prigozhin

Lini një Përgjigje