TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2023, 07:43

Publikohen fotot kush ishte stjuardesa që humbi jetën në avionin e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen fotot kush ishte stjuardesa që humbi jetën në avionin
Prigozhin dhe Kristina Raspopova

Vdekja e Prigozhin, pasi avioni u rrëzua pranë Moskës ka ngjallur dyshime të shumta. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja lidhur më këtë ngjarje.

Pavarësia e Ukrainës në Tiranë bën bashkë kampet politike, jepen mesazhe paqeje dhe solidariteti
Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino. Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin.

Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova. Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.

Publikohen fotot kush ishte stjuardesa që humbi jetën në avionin

Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, thuhet se ajo kishte zhvilluar një bisedë me partnerin e saj, të cilit i kishte treguar se avioni nuk u nis në orën e caktuar dhe se pati një vonesë për shkak të disa kontrolleve teknike.

Gjithashtu ai kishte postuar një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. 

Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.

kristina raspopova prigozhin

Lini një Përgjigje