TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2023, 21:01

Inteligjenca amerikane del me tjetër qëndrim? “AP”: Dyshohet se avioni i Prigozhin shpërtheu në ajër

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca amerikane del me tjetër qëndrim? “AP”:

Shtetet e Bashkuara duket se kanë ndryshuar qëndrim sa i takon rrëzimit të avionit të Prigozhin. Fillimisht “Reuters” dhe “Sky News”, duke ju referuar burimeve, deklaruan se SHBA ishte e sigurt që avioni u qëllua me një raketë tokë-ajër.

Por “Associated Press” raporton se sipas zyrtarëve amerikanë dhe perëndimorë, një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane ka gjetur se përplasja e avionit Embraer u shkaktua një shpërthim në bord.

Sipas zyrtarëve që folën për AP në mënyrë anonime, shpërthimi është në përputhje me "historinë e gjatë të Presidentit Putin në përpjekjet për të mbyllur gojën kritikët e tij". Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

 

Lini një Përgjigje