Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thyer heshtjen pasditen e sotme duke folur në lidhje me aksidentin ajror ku raportohet se ka humbur jetën kreu i grupit të Mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë anëtar të cilët ishin gjithashtu në bord.
Lajmi për vdekjen e Prigozhin u raportua rreth 24 orë më parë, ndonëse trupi i tij nuk është gjendur ende.
Edhe pse Putin i bëri nderim komandantit të luftës në një fjalim televiziv, vihet re se gjatë fjalës së tij presidenti rus ishte shumë i saktë me zgjedhjen e fjalëve. Ai nuk konfirmoi drejtpërdrejt vdekjen e Prigozhin.
Putin tha se kishte pasur viktima, duke thënë se ai "mbi të gjitha do të donte të shprehte fjalët e ngushëllimeve më të sinqerta për familjet e të gjithë atyre që kanë vdekur".
Por ai dukej se sugjeroi se nuk ishte plotësisht e qartë nëse anëtarët e Wagner ishin në mesin e të vdekurve, duke thënë vetëm se "informacionet fillestare sugjerojnë" se ata ishin në aeroplan.
Dhe megjithëse ai e përshëndeti Prigozhin si një "biznesmen të talentuar" me një "fat të ndërlikuar", Putini në asnjë moment nuk deklaroi bardh e zi se themeluesi i Wagner ishte në mesin e të vdekurve. Megjithatë, ai përdori kohën e shkuar kur fliste për 62-vjeçarin.
Ndërsa avioni që u rrëzua ishte i lidhur me Prigozhin dhe informacioni i lëshuar nga autoritetet ruse thotë se ai dhe krahu i tij i djathtë Dmitry Utkin ishin në mesin e tetë bashkëpunëtorëve të Wagner të vrarë këto pretendime nuk janë verifikuar ende.
Lini një Përgjigje