TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2023, 18:40

Putin thyen heshtjen, "ngushëllon" familjen e Prigozhin pas aksidentit tragjik

Shkruar nga Pamfleti
Putin thyen heshtjen, "ngushëllon" familjen e Prigozhin pas
Putin dhe Prigozhin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë në lidhje me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë.

Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkruan themeluesin e Wagner Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar që e njeh që nga vitet 1990.

Ai tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë. Komentet e tij vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës.

Së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, aksidenti ishte një tragjedi. Informacionet paraprake sugjerojnë se punonjës të Grupit Wagner ishin gjithashtu në bord. Do të doja të theksoja se këta njerëz kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët në luftën kundër regjimit neonazist", tha Putin gjatë një takimi me kreun e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk, Denis Pushilin në Kremlin.

Putin tha se ai e njihte Prigozhin "për një kohë shumë të gjatë" dhe se ai ishte "një njeri i talentuar, një biznesmen i talentuar".

"Ai ishte një njeri me fat të vështirë dhe bëri gabime të rënda në jetë dhe arriti rezultatet e nevojshme, si për veten e tij ashtu edhe për një kauzë të përbashkët, si në muajt e fundit", tha presidenti rus.

Duke folur më herët sot në një samit tregtar në Afrikën e Jugut, Putin nuk tha asgjë për rrëzimin, duke iu përmbajtur një fjalimi të shkruar paraprakisht.

Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri i Rusisë, besojnë se Putin mund të ketë urdhëruar një vrasje – edhe pse kjo nuk mund të verifikohet.

 

putin heshtje ngushellim prigozhin

Lini një Përgjigje