Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp nga Kievi të bëjë një batutë jo fort të përshtatshme për vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Zelensky fillimisht tha se Kievi nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Prigozhin, i cili raportohet se ka ndërruar jetë më 23 gusht pas rrëzimit të avionit të tij mbi Moskë.
Më pas Zelensky bëri shaka duke lidhur apelin e tij të vazhdueshëm ndaj aleatëve perëndimorë për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 me vdekjen e shefit të Wagner.
“Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë situatë. Unë mendoj se të gjithë e dinë se kush është i përfshirë. Kur kërkova nga partnerët mbështetje ajrore, nuk e mendova këtë“, tha me ironi Zelensky.
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit ku udhëtonte Yevgeny Prigozhin.
Gjatë fjalës së tij, Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe e ka përshkruar themeluesin e ‘Wagner Group’ Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.
Në një fjalim televiziv Putin, thotë se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ndodhi, por se kjo do të marrë kohë.
Ai thotë se i është thënë për rrëzimin e avionit të së mërkurës, të enjten në mëngjes. Putin thotë gjithashtu se Prigozhin vetëm të mërkurën ishte kthyer nga Afrika dhe se kishte takuar disa zyrtarë atje.
Lini një Përgjigje