
Presidenti i Akademisë Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD Rajonale), Balsa Bozovic, është shprehur se pa demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të normalizohen marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën apo me vendet e tjera të rajonit.
Në një intervistë për “The Geopost”, ai tha se presidenti serb, Alekadar Vuçiç nuk është faktor stabiliteti në rajon, teksa shoi se kjo duket qartë nga djegia e makinave në veri të Kosovës.
“Pa demokratizimin e Serbisë, nuk është e mundur të normalizohen marrëdhëniet as me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit. Përfundimi është se normalizimi nuk mund të ndodhë kur makinave u vihet flaka [nga grupet kriminale] në veri të Kosovës të gjithë atyre që duan normalizim. Herët a vonë do të jetë plotësisht e qartë për të gjithë. Më vjen keq që do të humbasim sërish me këtë histori të bërjes së faktorit të stabilitetit nga Aleksandar Vuçiq dhe regjimi i tij, sepse nuk është faktor stabiliteti. Është një faktor destabiliteti,” tha Bozoviç.
Ai tha gjithashtu se ajo çfarë po ndodh sot në Ballkanin Perëndimor, është një situatë në miniatura e asaj që po ndodh në Ukrainë apo Tajvan.
“Këtu në Ballkanin Perëndimor është thjesht një situatë e vogël e asaj që po ndodh në Ukrainë apo Tajvan. Nuk mund të thuash që imperializmi gabon atje dhe nuk është këtu. Bëhet fjalë për një model që ekziston dhe është i qëndrueshëm, mbi të cilin mbështeten të gjitha vendet perëndimore që janë zhvilluar dhe që sot udhëheqin Evropën dhe botën dhe ndikojnë në trendet botërore”, pohon ai.
Bozoviç tha ndër të tjera se parashikon që regjimi i Vuçiçit nuk do të mund të mbijetojë për një kohë të gjatë. Kjo sipas tij për faktin se çdo e ditë e më shumë po provohet se ky është një regjim pro rus.
“Nuk pres që regjimi në Serbi do të jetë në gjendje të mbijetojë për një kohë të gjatë, sepse jam i sigurt se tashmë, për një pjesë të madhe të rajonit, por edhe për një pjesë të madhe të Evropës, është plotësisht e qartë se ky regjimi është jodemokratik dhe se ky regjim është absolutisht pro-rus, antiperëndimor dhe burim destabiliteti dhe nuk mendoj se mund të mbijetojë për një kohë të gjatë”, u shpreh kryetari i ADD.
Lini një Përgjigje