Të dhënat e një sondazhi të kryer së fundmi kanë zbluar se shumica e shtetasve britanikë nuk janë të interesuar për kurorëzimin e mbretit Charles. Mediat e huaja shkruajnë se bazuar në të dhënat e një sondazhi të 'YouGov, disa prej britanikëve thanë se do ta shikonin atë ose do të merrnin pjesë në festime të ngjashme .
Sipas sondazhit të kryer në më shumë se 3,000 të rritur, 35 përqind thanë se "nuk u intereson shumë" për ngjarjen historike dhe 29 për qind thanë se "nuk u intereson fare". Pavarësisht kësaj, një pjesë e tyre e konsiderueshme, 46%, thanë se mund të shikojnë kurorëzimin ose të marrin pjesë në festime të ngjashme.
Ceremonia simbolike fetare, gjatë së cilës Charles do të kurorëzohet zyrtarisht Mbret, do të zhvillohet më 6 maj në Westminster Abbey në qendër të Londrës. Deri tani është konfirmuar se Duka i Sussex do të marrë pjesë, ndërsa Meghan Markle do të qëndrojë në SHBA dhe do të humbasë ditën e madhe të Charles.
Lini një Përgjigje