TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2023, 09:13

Sulm me armë në Meksikë, vriten 7 persona; mes tyre edhe një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me armë në Meksikë, vriten 7 persona; mes tyre edhe një

Shtatë persona u vranë një ditë më parë nga një grup i armatosur. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbasdites në parkun ujor La Palma.

Viktimat janë tre gra, tre burra dhe një fëmijë shtatë vjeçar, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas pronarit të qendrës ujore, disa individë të armatosur mbërritën rreth orës 16:30 me orën lokale për të "kryer sulmin". 

Sulmuesit u nisën drejt një grupi personash, plaçkitën një biznes dhe morën kamerat e sigurisë.

Garda Kombëtare dhe policisia shtetërore e lokale nisën një operacion me mbështetjen e patrullave të shumta dhe një helikopter që kontrollonte rrugët e komunikimit nga ajri për gjetjen e autorëve

Lini një Përgjigje