TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2023, 13:32

Patriarku i Moskës thirrje për paqe në vigjilje të Pashkëve Ortodokse: Rusët dhe ukrainasit të rikthehen te lidhjet e forta vëllazërore

Shkruar nga Pamfleti

Patriarku i Moskës thirrje për paqe në vigjilje të

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill gjatë mesazhit të tij në vigjilje të Pashkës, ftoi rusët dhe ukrainasit të bëjnë gjithçka brenda kompetencave të tyre për të rivendosur paqen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ngjarjet e trishtueshme, të cilat mund të përshkruhen edhe si grindje e brendshme, po ndodhin tani në tokën tonë historike ruse. Sot, po u drejtohem rusëve dhe ukrainasve, veçanërisht atyre që u përfshinë në këtë konflikt kundër vullnetit të tyre: me forcën e lutjes sonë, dhe veprat tona të mira, dhe qëllimet tona të mira, ne duhet të bëjmë gjithçka që ky konflikt të ndalet sa më parë”, tha ai.

Patriarku shprehu gjithashtu shpresën se njerëzit e Rusisë dhe Ukrainës do të rivendosin paqen dhe bashkëjetesën e mirë dhe lidhjet e forta vëllazërore.

Lutja ime e veçantë sot do të jetë për këtë dhe unë do t'ju kërkoj të gjithëve t'i bashkoheni”, shtoi ai.

moskë pariarku krilli thirrje për paqe

Lini një Përgjigje