
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë ushtarët e zënë rob gjatë luftës. Kjo gjë ka ndodhur edhe këtë fundjavë të Pashkëve Ortodokse, ku një total prej 130 ushtarësh ukrainas janë liruar nga robëria.
Lajmin e bëri të ditur shef i zyrës presidenciale në Ukrainë, Andriy Yermak, përmes një postimi në Telegram ku thoshte: “Këmbimi i madh për Pashkë. Janë duke u kthyer 130 njerëz tanë”.
Ai e ka postuar një fotografi, në të cilën shihen dhjetëra burra të mbuluar me flamurin ukrainas blu e verdhë. Këmbimi i të burgosurve është bërë në zona të ndryshme në ditët e fundit, ka thënë Yermak. Pala ruse nuk ka konfirmuar ende diçka të tillë.
Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Këmbimi i të burgosurve është pika e vetme në të cilin janë duke bashkëpunuar palët në luftë. Javën e kaluar, një total prej rreth 200 ushtarëve ukrainas dhe rusë janë këmbyer nga autoritetet.
Lini një Përgjigje