TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2024, 19:45

Si Putin do ta përdorë sulmin në Moskë për propagandë dhe dështimi i sigurisë ruse

Shkruar nga Pamfleti

Si Putin do ta përdorë sulmin në Moskë për

Ky nuk ishte një sulm i befasishëm por një dështim i sigurisë ruse.

Pretendimi rus se Ukraina ishte e përfshirë në sulm është "krejtësisht i pamundur", thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare, Dominic Waghorn.

Teksa ka folur në “The World”, ai thotë se është e papranueshme që Kremlini të fajësonte Ukrainën.

Moska hodhi pretendime kontradiktore që do të turbullojnë audiencën e saj vendase dhe do t'i lënë ata me një pikëpyetje të vazhdueshme nëse Ukraina ishte e përfshirë ose jo. Ai shton se kjo do të përdoret për propagandë nga Putin teksa thekson se është një përpjekje për të forcuar luftën e tyre ndaj Ukrainës.

Analisti shprehet gjithashtu se kjo situatë e kapi Putin të papërgatitur pasi, baza ushtarake ishte shumë pranë sallës së koncertit ku ndodhi agresioni terrorist.

"Ekziston mundësia që rusët ta përdorin këtë tani për të justifikuar një mobilizim masiv ose përpjekje të tjera që ata duan të forcojnë luftën e tyre në Ukrainë. Ata do ta përdorin këtë për përfitime maksimale propagandistike. Megjithatë, sulmi tregoi se siguria ruse nuk ishte e përgatitur, baza e gardës kombëtare ishte afër sallës së koncerteve, por atyre iu deshën një orë e gjysmë për t'u përgjigjur”, thotë Waghorn.

"Ata mund të kishin qenë atje brenda pesë ose gjashtë minutave duke reaguar menjëherë, por nuk ishin”, shton analisti i sigurisë Michael Clarke.

Clarke thekson se ky nuk ishte një sulm në befasi por e cilëson si një dështim të vërtetë të sigurisë./ Marrë nga: "Sky News", Përshtati: "Pamfleti"

Lini një Përgjigje