TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2025, 22:54

“Është çun i keq”/ Trump sulmon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan i kthehet me ironi

Shkruar nga Pamfleti

“Është çun i keq”/ Trump sulmon kryebashkiakun e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rifilluar sulmet e tij verbale ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, duke e cilësuar atë si “një person të lig” dhe duke thënë se ka bërë “një punë të tmerrshme” në drejtimin e kryeqytetit britanik.

Deklarata u bë gjatë takimit të Trump me kryeministrin britanik Keir Starmer në Turnberry, ku ndryshe nga qëndrimi i ngrohtë ndaj Starmerit, Trump nuk kurseu kritikat për Khanin, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme që nga mandati i tij i parë presidencial.

Pavarësisht kësaj, një zëdhënës i Sadiq Khan u përgjigj me ironi duke thënë se kryebashkiaku ishte “i kënaqur” nga interesi i Trump për të vizituar Londrën.

Ai do të shohë se si diversiteti ynë na bën më të fortë, jo më të dobët; më të pasur, jo më të varfër. Ndoshta këto janë arsyet pse një numër rekord amerikanësh kanë aplikuar për shtetësi britanike gjatë presidencës së tij”, tha zëdhënësi, duke e shndërruar përgjigjen në një thumb politik ndaj retorikës së Trump.

Kjo është përplasja më e fundit mes Trump dhe Khan, dy politikanë që prej vitesh kanë qenë në polemika të hapura, veçanërisht mbi çështje si emigracioni, diversiteti dhe menaxhimi i qyteteve të mëdha.

Lini një Përgjigje