TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2026, 14:04

Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, ministri izraelit: Rezolutë historike, e vlerësojmë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, ministri

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që shpall Iranin si shtet financues të terrorizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka shprehur vlerësimin për kryeministrin Edi Rama dhe parlamentin shqiptar, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje