
Sipas policisë greke, shpërthimi i bombës jashtë zyrave të kompanisë së hekurudhave ‘Hellenic’ mbrëmjen e së premtes shkaktoi dëme të kufizuara materiale.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga mediat greke, shpërthimi ka shkaktuar dëme në katin e ndërmjetëm të godinës ku janë vendosur zyrat e kompanisë hekurudhore, në fasadë dhe në automjete të parkuara.


Çfarë mendon ELAS për bombën?
Oficerët e ELAS-it e cilësojnë si "simbolike". Grupi hetimor dhe ekspertët po përpiqen të mbledhin çdo mbetje, ndërkohë që Shërbimi Kundër Terrorizmit që ka ndërmarrë hetimet ka nisur të mbledhë pamjet nga kamerat e sigurisë që mund të kenë regjistruar lëvizjet e sulmuesve për të përcaktuar nëse ka ngjashmëri me sulmin ndaj Ministrisë së Punës.
Në të njëjtën kohë, po skanohen persona të akuzuar më parë për terrorizëm dhe janë të lirë, për të cilët paraprakisht kishte informacione për riaktivizim.
Dëshmitë e dëshmitarëve okularë, banorëve dhe punëtorëve të zonës do të luajnë gjithashtu një rol kyç në zbardhjen e rastit.
Gjithsesi, gjithçka tregon se pas sulmit simbolik (siç e karakterizojnë analistët e Antiterrorizmit) me bombë në zyrat e kompanisë qëndrojnë të njëjtët persona që 15 muaj më parë, në fillim të shkurtit 2024, sulmuan Ministrinë e Punës në Stadiou dhe firmosën aksionin e tyre me emrin "Vetëmbrojtja e klasës revolucionare".




Lini një Përgjigje