TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2026, 14:31

Shpërthen sërish një dron në Rumani, Bukureshti aktivizon “planin e reagimit të kuq”

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen sërish një dron në Rumani, Bukureshti
Pamje nga shpërthimi


Autoritetet rumune evakuuan një zonë të portit të Konstancës në bregdetin e Detit të Zi, pasi mëngjesin e së premtes u identifikua një dron i paautorizuar. Pak minuta pas zbulimit të tij, në zonë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, incidenti nuk shkaktoi viktima apo të lënduar. Autoritetet sqaruan se droni nuk i përkiste ushtrisë rumune dhe se bëhej fjalë për një model të përdorur në konfliktin në Ukrainë. Gjithashtu, ai nuk kishte lidhje me stërvitjet ushtarake të zhvilluara së fundmi në Detin e Zi.

Mjeti ajror pa pilot u konstatua pranë një doku që përdoret nga Agjencia Rumune për Shpëtimin e Jetës Njerëzore në Det (ARSVOM).

Sipas informacioneve paraprake të transmetuara nga televizioni shtetëror rumun, droni është vetëshkatërruar. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet në Bukuresht aktivizuan “Planin e Kuq të Ndërhyrjes”, protokollin për situata emergjente.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një incidenti tjetër në lindje të Rumanisë, ku një dron rus i tipit Geran-2 u përplas me një ndërtesë banimi në qytetin Galaçi. Përplasja shkaktoi shpërthim dhe zjarr, ndërsa dy persona pësuan lëndime të lehta.

Pas atij episodi, qeveria rumune vendosi mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Konstancë dhe dëbimin e konsullit të përgjithshëm, duke e konsideruar Moskën përgjegjëse për incidentin. 

shperthim me dron ne rumani

Lini një Përgjigje