Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se procesi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian duhet të shoqërohet me zbatimin e reformave të nevojshme nga vetë shtetet aspirante.
Sipas tij, përparimi në këto reforma ndikon drejtpërdrejt në forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies së gjithë Europës.
“Projektet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet të shoqërohen nga reformat që duhet të bëjnë ato vende, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe begatinë e të gjithë kontinentit europian. Spanja ka konsideruar gjithmonë se nuk mund të ketë një Bashkim Europian të plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Sanchez.
Lini një Përgjigje