TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2025, 07:40

Shifrat apokaliptike që rrëzojnë Trump; sa ka paguar Europa dhe sa ka paguar SHBA për Ukrainën deri tani

Shkruar nga Pamfleti
Shifrat apokaliptike që rrëzojnë Trump; sa ka paguar Europa dhe
Trump, Zelensky dhe Macron

Evropa ka tejkaluar ndihmën e dhënë nga SHBA për Ukrainën, sipas hulumtimit të Institutit Kiel për Ekonominë Botërore të paraqitur nga BBC.

Në total, Europa ka ndarë 70 miliardë euro  ndihmë ekonomike dhe humanitare si dhe 62 miliardë euro euro ndihmë ushtarake.

Nga ana tjetër, SHBA ka dhënë 50 miliardë euro ndihma ekonomike dhe humanitare dhe 64 miliardë euro euro ndihmë ushtarake. Vihet re se një betejë nëntëmujore e shpenzimeve në Kongresin e SHBA në mesin e vitit 2023 vonoi ndihmën për Ukrainën.

Për sa i përket vendeve, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre vjetore për të mbështetur Ukrainën.

Vende të tjera si Franca, Italia dhe Spanja ndanë rreth 0.1% të PBB-së së tyre vjetore.

Duhet të theksohet se sipas NBC, administrata e Donald Trump i propozoi Ukrainës që SHBA-së t'i jepej 50% e mineraleve të rralla të tokës së shkatërruar nga lufta.

Sipas dy zyrtarëve, në vend që të paguante për mineralet, marrëveshja do të ishte një mënyrë që Ukraina të paguante për armët dhe paketat e ndihmës shumë miliardë dollarëshe që SHBA-ja i ka ofruar që nga pushtimi i Rusisë në 2022.

Ky propozim është refuzuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe Rusinë.

Duke folur në një panel në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Keith Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron “me kohën e Trumpit”.

Vetë Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për krijimin e një "ushtrie të Evropës" për t'u mbrojtur kundër Rusisë, pasi ai sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit.

Duke folur në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Zelensky tha gjithashtu se Ukraina "nuk do të pranonte kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen tonë" pasi presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin ranë dakord për të filluar bisedimet e paqes.

“Shumë liderë kanë folur për Evropën që ka nevojë për ushtrinë saj - një ushtri të Evropës. Dhe unë vërtet besoj se ka ardhur koha: duhet të krijohen forcat e armatosura të Evropës. Pa ushtrinë e Ukrainës, ushtritë e Evropës nuk do të mjaftojnë për të ndalur Rusinë, ky është realitet për sot. Vetëm ushtria jonë në Evropë ka përvojë reale moderne në fushën e betejës. Por vetëm ushtria jonë nuk mjafton. Dhe ne kemi nevojë për atë që ju mund të siguroni: armë, stërvitje, sanksione, financime, presion politik dhe unitet", tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Zelensky se Ukraina nuk do të pranonte kurrë asnjë marrëveshje paqeje të arritur pas shpine ose pa përfshirjen e Kievit - një mesazh i nënkuptuar për Presidentin e SHBA Donald Trump ndërsa ai përpiqet t'i japë fund luftës me Rusinë.

"Ukraina nuk do të pranojë kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen tonë. Dhe i njëjti rregull duhet të zbatohet për të gjithë Evropën", u shpreh Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të hartuar një strategji të përbashkët përpara çdo takimi Trump-Putin. Administrata Trump deri më tani ka lënë përshtypjen mes disa aleatëve evropianë se po i bënte lëshime Putinit në kurriz të Ukrainës përpara se të fillonin negociatat, megjithëse vërejtjet e disa zyrtarëve të lartë amerikanë kanë ngritur konfuzion./ Pamfleti

trump eu ukraina

Lini një Përgjigje