Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir John Major ka paralajmëruar se demokracia është nën kërcënim.
Ish-kryeministri në një intervistë për BBC tha se politika e presidentit amerikan Donald Trump për “izolimin” amerikan po krijonte një vakum pushteti që do të favorizonte Rusinë dhe Kinën. Sir John, tha se “nacionalizmi i shëmtuar” është duke u rritur.
Komentet e tij vijnë ndërsa liderët evropianë përgatiten për të mbajtur një samit urgjent të hënën mbi luftën në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të hapin bisedimet e paqes në ditët në vijim, pavarësisht shqetësimeve se vendet evropiane, përfshirë Ukrainën.
Sir John hodhi poshtë gjithashtu kritikat e fundit të Zëvendës-Presidentit të SHBA, JD Vance për të dhënat e Evropës për lirinë e fjalës, duke sugjeruar se vërejtjet duhet të ishin drejtuar ndaj autoriteteve në Moskë ose Pekin.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë të hënën një takim urgjent të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, në përpjekje për një përgjigje konkrete për qasjen e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj konfliktit.
Shqetësimi kryesor i tyre është se mund të humbin sigurinë se mund tp mbështeten tek mbrojtja ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe se zoti Trump mund të arrijë një marrëveshje paqeje për Ukrainën me presidentin rus, me lëshime në kurris të Kievit dhe që mund të cenojë sigurinë më të gjerë kontinentale evropiane.
I pyetur nëse kishte diskutuar për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjatë një telefonate të shtunën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Sekratari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio nuk pranoi ta konfirmonte një gjë të tillë, duke thënë thjesht se ata "nuk hynë në detaje".
Pas telefonatës, Moska tha se të dy kryediplomatët kishin diskutuar për heqjen e "barrierave të njëanshme" të vendosura nga administrata e mëparshme amerikane në marrëdhëniet me Rusinë.
Zoti Rubio tha se ai kishte ngritur gjatë telefonatës çështjen e kushteve "të vështira" në të cilat funksionon ambasada amerikane në Moskë dhe kishte thënë se për të pasur përparim në arritjen e paqes në Ukrainë, si Rusia ashtu edhe SHBA-ja do të kenë nevojë për ambasada që funksionojnë siç duhet në vendet reciproke.
Lini një Përgjigje