TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 22:10

Liderët evropianë duhet të reagojnë shpejt ndaj populizmit që po vjen nga përtej Atlantikut!

Shkruar nga Adam Parsons

Liderët evropianë duhet të reagojnë shpejt ndaj populizmit

Donald Trump po shkakton tërmet në Evropë dhe shumë shtete nuk po dinë si të reagojnë...

Një rend i ri botëror po shfaqet, me Amerikën që befas duket e prirur për të bërë miqësi me Rusinë dhe për të filluar tërheqjen e trupave të saj nga Evropa. Nuk ka asgjë për të fshehur tani. Shumë nga politikanët më të shquar të Evropës janë të tronditur nga ato që kanë dëgjuar nga administrata e Trump dhe të shqetësuar për pasojat.

Emmanuel Macron, në mënyrë të pashmangshme, ka dalë në plan të parë, duke u pozicionuar edhe një herë si lideri politik de-fakto i kontinentit. Ai do të presë një samit urgjent në Elysee për të diskutuar këtë rend të ri botëror, ku Amerika befas duket e prirur të krijojë miqësi me Rusinë dhe të fillojë të tërheqë trupat e saj nga Evropa.

Nëse ajo frikë ekzistonte tashmë, atëherë tre janë pikat kyçe që e kanë forcuar edhe më shumë këtë ide.
Së pari, është mënyra se si Donald Trump ka vendosur të nisë bisedimet e paqes për të ardhmen e Ukrainës, duke përjashtuar Evropën - dhe ndoshta edhe vetë Ukrainën - nga ato bisedime.

Kujtojmë se, Ukraina është në kufirin lindor të Evropës. Refugjatët e saj janë larguar në masë të madhe në Evropë, ekonomia e saj është e lidhur me Evropën, po ashtu historia dhe kultura. Rrjedhimisht, lufta në Ukrainë ndikon më shumë në të ardhmen e Evropës sesa të ardhmen e Amerikës.

E dyta ka të bëjë me mënyrën si Trump dëshiron të marrë Grenlandën dhe Gazën.

Së treti, fjalim i JD Vance, i cili shkaktoi ‘tërmet’ te shumë njerëz në të gjithë kontinentin evropian. Deklaratat e numrit dy në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, JD Vance, u panë si patronizhuese, nënçmuese dhe gjithashtu shqetësuese. Ai fjalim, ishte momenti kur disa opinion-bërës arritën në përfundimin se, të paktën aktualisht, Ukraina nuk mund të mbështetet në besnikërinë e Amerikës.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius tha se: “Ne të gjithë e dimë se JD Vance dikur e quajti Trump një fashist që nuk mund të besohej. Pra, a është ky një djalë, personi që mund të ta thotë sa mirë do të ishte bota nëse vetëm Donald Trump do të merrte të gjitha vendimet?”

Gjatë konferencës në Mynih, Vance zhvilloi një takim me Alice Weidel, udhëheqësen e partisë së djathtë gjermane AfD. Partia e saj ka marrë më herët mbështetje nga Elon Musk, ndërsa Macron ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje në zgjedhje.

Besnikëritë e vjetra po kalojnë para syve tanë. Trump ka ende shumë miq në të gjithë Evropën - Viktor Orban në Hungari është një shok i ngushtë dhe ka shumë populistë që e admirojnë Trumpin dhe kanë ndjekur planin e tij MAGA - Robert Fido i Sllovakisë, për shembull.

Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, e cila ishte e vetmja lidere e BE-së në inaugurimin e Trump, po e pozicionon veten si një ndërmjetëse e mundshme transatlantike.

Por shumica e liderëve evropianë ende vijnë nga qendra politike - dhe nuk dinë si të reagojnë ndaj populizmit të ashpër që tani vjen nga ana tjetër e Atlantikut. Por, ajo që dihet është se ata tashmë duhet të mendojnë shpejt. /Përshtati “Pamfleti” nga “Sky News”

Lini një Përgjigje