TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2023, 07:31

Sherr me armë në një lokal nate në Turqi, 1 person i vdekur dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë në një lokal nate në Turqi, 1 person i vdekur

Një person ka mbetur i vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e një konflikti me armë në një lokal nate në lagjen Nilufar të Bursës, Turqi.

Sherri me armë ka ndodhur mes klientëve që donin të hynin në lokalin e natës dhe rojes së sigurisë.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital. Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Policia njofton se autori i ngjarjes është arrestuar 500 m larg vendngjarjes.

Mësohet se konflikti ka ndodhur si pasojë e bllokimit të stafit për hyrjen e 3 personave në klubin e natës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje.

turqi sherr arme

Lini një Përgjigje