
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin presionin e tyre ndaj Grenlandës, duke njoftuar se edhe zëvendëspresidenti J.D. Vance do t'i bashkohet gruas së tij, Usha, në udhëtimin e diskutueshëm në ishull.
"Kishte kaq shumë emocione për vizitën e saj në Grenlandë këtë të premte sa vendosa se nuk doja që Usha të argëtohej vetëm, kështu që do t'i bashkohem asaj," njoftoi Vance në X.
"Duke folur në emër të Presidentit Trump, ne duam të ripërtërijmë sigurinë e popullit të Grenlandës sepse mendojmë se kjo është e rëndësishme për të mbrojtur të gjithë botën", vijoi ai.
Edhe para njoftimit të Vance, kryeministrja daneze Mette Frederiksen e kishte quajtur "të papranueshëm presionin që po i bëhet Grenlandës dhe Danimarkës në këtë situatë", duke shtuar se "ky është presion që ne do t'i rezistojmë".
Usha Vance, gruaja e zv.presidentit, kishte vendosur të udhëtonte në ishull së bashku me Mike Waltz, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Energjisë Chris Wright.
Lini një Përgjigje